Një grup shkencëtarësh paraqitën sot në Tel Aviv, një prototip të zemrës së njeriut, të printuar në 3D, e përbërë nga indet e njeriut dhe me enë gjaku, një arritje e madhe sipas tyre në kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe parandalimin e anomalive në rastin e mospërputhshmërisë së transplantit.
“Hulumtuesit e Universitetit të Tel Avivit prezantuan për median këtë zemër të pajetë sa madhësia e një qershie, e zhytur në lëng”, pohon një nga shkencëtarët, pedagogu Tal Dvir, i cili drejtoi kërkimet.
“Kjo është hera e parë që riprodhohet një zemër e plotë me qeliza dhe enët e gjakut, gjithashtu për herë të parë është përdorur material dhe qeliza nga pacienti”, shtoi ai.



Të tjera
Këshilla dietale për të parandaluar kancerin
Maroku kalon në fazën eliminatore, Brazili në krye të grupit C
Niseni mëngjesin me smoothie me gjalpë kikiriku