Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci ka reaguar ndaj kërcënimeve me jetë që i janë bërë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell KosovaPost.
Sipas saj, kërcënimet e tilla nuk duhet të trajtohen si diçka e zakonshme apo e parëndësishme.
“Republika e Kosovës është një shtet demokratik dhe serioz, ku Presidentja Osmani ka dhënë një kontribut të madh, andaj këto kërcënime duhet të adresohen menjëherë nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë, pa asnjë hezitim,” ka shkruar Statovci në një postim në facebook.
Ndërsa shtoi se të gjitha organet e sigurisë dhe të drejtësisë, duhet sa më parë të na japin një përgjigjie rreth këtyre kërcënimeve.



Të tjera
Mjekët të habitur, brokoli po zëvendëson terapitë për diabetin
Gjallërojeni shtëpinë me dekorimet që mund t’i krijoni vetë
Ngjyra e syve ndikon në rritjen e depresionit