Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe në rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm, përcjell KosovaPost.
Në një reagim zyrtar, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë shëndetësorë të licencuar, duke theksuar se çdo trajtim jashtë këtyre standardeve përbën rrezik për shëndetin.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe ka bërë të ditur se është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.
Ministria ka theksuar se shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe se çdo keqpërdorim apo veprim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional.



Të tjera
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9°C