“Fund tragjik i kërkimeve: 39-vjeçari nga Malisheva gjendet pa shenja jete”

Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.

Kështu u bë e ditur nga Ridvan Tahiri, vullnetar në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit,l.

Sipas Tahirit, 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e sotëm.

Media ka tentuar të marrë më shumë informacione nga Policia e Kosovës, dhe është ende në pritje të një përgjigje.