Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mirëpritur sot në një takim të veçantë këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, përcjell KosovaPost.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke vënë në pah vlerësimin institucional për figurat që kanë lënë gjurmë të thella në artin dhe kulturën shqiptare.
Adelina Ismaili, e cila vetëm disa muaj më parë u dekorua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me mirënjohje presidenciale për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë, u prit me respekt të veçantë nga Faton Peci. Ky takim u pa si një vlerësim i radhës për rolin dhe ndikimin e saj ndër vite në skenën muzikore dhe shoqërore të vendit.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Peci ndau detaje nga biseda me artisten, duke e cilësuar atë si një figurë avangarde të muzikës kosovare. “Sot pata një takim frymëzues me avangardën e muzikës kosovare, Adelina Ismajli. Adelina ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues”, shkroi ai.



Të tjera
Alergjitë në pranverë, cilat janë dhe kush rrezikohet më shumë nga to?
Kuptojeni a ju pëlqen, dhe disa “truqe” të tjera psikologjike
Ilaçi i prodhuar nga kjo bimë mund të jetë kura e ardhshme për trajtimin e Coronavirusit