Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare u realizua trajnimi i Mbijetesës në Kushte Dimërore, për kadetët e Qendrës për Studime Universitare.
Sipas njoftimit tw FSK-së, pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në natyrë, përfshirë ndërtimin e strehimoreve, orientimin në terren, ndezjen e zjarrit dhe sigurimin e burimeve jetike.
“Pavarësisht kushteve të ashpra dimërore, pjesëmarrësit demonstruan disiplinë, përkushtim dhe qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore, duke forcuar gatishmërinë për ndërhyrje efektive në operacione reale”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)