Sot u bënë 15 vite nga vrasja e katër personave më 21 janar të 2011-ës teksa protestonin para Kryeministrisë, në Tiranë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, e konsideron 21 Janarin si krimin shtetëror më të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare.
“Mirëmëngjesi dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.



Të tjera
Dushi me ujë të ftohtë është i shëndetshëm
Lëngu i fuqishëm për pastrimin e gurëve në veshka dhe tëmth
E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje