Është liruar Hazir Haziri, shqiptari që u burgos në Serbi në shtator të vitit të kaluar.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, transmeton KosovaPost.
Ai ka bërë të ditur se gjendja e Hazirit është e mirë, teksa shtoi se lirimi i të njëjtit konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte.
Postimi i Arianit Kocit:
Hazir Haziri sapo është liruar nga autoritetet e Serbisë, pas mbajtjes në paraburgim prej 08.09.2025, kur ishte arrestuar në pikën kufitare në Merdarë.
Lirimi i tij e konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte.
Rasti nënvizon domosdoshmërinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje të menjëhershme juridike sa herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit.
Si avokat, do të vazhdoj të angazhohem që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të mos mbetet i pambrojtur në burgjet e Serbisë, pavarësisht rrethanave apo akuzave të pabazuara.
Kjo është përgjegjësi profesionale dhe njerëzore.
Gjendja shëndetësore e z. Haziri është e mirë.



Të tjera
Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak
SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë
BE-ja ngrin punën për marrëveshjen tregtare me SHBA-në “deri në një njoftim të mëtejshëm”