Karota renditet mes ushqimeve më të shëndetshme për organizmin e njeriut.
Në fillimet e kultivimit të saj, njerëzit e përdornin karotën për kura mjekësore. Më vonë e kuptuan se ajo kishte një potencial të shkëlqyer në kuzhinë.
Karota ka të paktën 5000 vjet që rritet mbi këtë tokë, por asnjë nuk e di kohën e saktë se kur kjo perime u shfaq për herë të parë.
Studimet kanë treguar se karotat zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës së trashë.
Falcarinol është një pesticid natyral i prodhuar nga karota që mbron rrënjët e saj nga sëmundjet kërpudhore.
Ky përbërës lufton edhe këto lloje të kacereve. Një studim i bërë tek minjtë tregoi se 1/3 e minjve që hanë karota kanë shanse më të vogla që të përballen me kancer.



Të tjera
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark
Britania krijon aplikacionin që sheh përmes murit