Perimet që largojnë fryrjen e stomakut – Ekonomia Online

Perimet që largojnë fryrjen e stomakut

Nëse ka këshillë që pranohet nga të gjithë ekipet e
ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.

Zakonisht, ekspertët janë të ndarë për vlerat dhe
kundërvlerat e yndyrave apo karbohidrateve, por kur vjen puna tek perimet të
gjithë bien dakord se ato janë një nga bazat e një regjimi të shëndetshëm
ushqimor.

Perimet përmbajnë shumë fibër.

Gratë, sipas ekspertëve, duhet të konsumojnë të paktën 25
gramë fibër në ditë.

Një racion me brokoli ofron 4 gramë fibër.

Kjo tregon qartë sa shumë perime duhet të konsumojë
njeriu në ditë për të plotësuar nevojën për fibër.

Nga ana tjetër, fibra ka edhe një efekt anësor që
manifestohet më qartë tek disa njerëz.

Ngrënia e perimeve ka raste që shkakton fryrje në stomak.

Kjo shfaqet kryesisht në momentet kur njeriu kalon nga
një regjim ushqimor të pasur me mish dhe yndyrna në një tjetër të pasur me
perime.

Për të minimizuar problemet me stomakun, rekomandohet
përfshirja graduale e perimeve në regjimin ushqimor.

Me kalimin e kohës, fibra nuk do të shkaktojë më fryrje.

Nëse ju keni një stomak të ndjeshëm, ekspertët
rekomandojnë që perimet t’i hani të gatuara.

Një tjetër këshillë e ekspertëve është që të jeni të
kujdesshëm në përzgjedhjen e perimeve.

Disa prej tyre kanë shije të shkëlqyer, janë të pasur në
vlera dhe nuk shkaktojnë fryrje.

Perimet që nuk shkaktojnë fryrjen e
stomakut

Kastraveci

Kastraveci ofron shumë vitamina dhe antioksidantë.

Nga ana tjetër kastraveci nuk përmban shumë fibër, ndaj
gjasat për fryrje në stomak janë minimale.

Për më tepër, kastraveci është hidratues për organizmin.

Shpargu

Shpargu përmban një amino acid që e ndihmon organizmin të
largojë lëngjet e tepërta dhe fryrjen.

Megjithatë, me shpargun duhet të tregoni kujdes me
sasinë.

Nëse e teproni, do të përballeni me fryrjen në stomak.

Avokado

Është i pasur me kalium dhe rekomandohet në rastet kur e
keni tepruar me kripën dhe ndiheni të fryrë.

Avokado përmban yndyrna të shëndetshme.

Këto yndyrna e ndihmojnë trupin të përthithë ushqyes të
tjerë.

Kungujt e njomë

Shumë perime përmbajnë sheqerna dhe karbohidrate që
shkaktojnë gazra dhe fryrje.

Kungujt e njomë kanë më pak nga këto përbërës, ndaj
konsiderohen idealë.

Barishtet

Barishtet dhe spinaqi në veçanti përmbajnë shumë vitaminë
B që largon ndjesinë e fryrjes.

Barishtet konsumohen të kavërdisura me vaj ulliri dhe
limon ose në sallata.

Lakra Turshi

Lakra turshi është e shëndetshme për stomakun dhe përmban
shumë probiotikë.

Sigurohuni që ta përgatisni vetë në shtëpi për një
rezultat më të mirë dhe kujdes me sasinë.

Domatet

Domatet janë të pasura me antioksidantë dhe konsiderohen
një perime që nuk shkakton fryrje.

Megjithatë, reagimi ndaj domates varet nga organizmi i
njeriut dhe shëndeti i stomakut.