Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar gjithsej 237 mijë copë ambalazhe për paketime nga 20 cigare, të cilat mbanin mbishkrimin “DRINA”, gjatë një kontrolli doganor ndaj një dërgese të ardhur nga Turqia.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli është realizuar në kuadër të aktiviteteve të rregullta të menaxhimit të riskut dhe kontrollit doganor, pasi malli nuk ishte deklaruar në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.
Dogana dyshon se këto ambalazhe ishin destinuar për prodhim apo paketim të paligjshëm të produkteve të duhanit, çka do të mund të shkaktonte humbje të konsiderueshme fiskale.
Sipas vlerësimeve, efekti parandalues i këtij rasti kap vlerën rreth 340 mijë euro.
“Janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, përfshirë sekuestrimin e mallit dhe inicimin e procedurave administrative kundërvajtëse dhe hetimore, në bashkëpunim me institucionet kompetente”, thuhet në njoftim. /teve1.info/



Të tjera
Osmani ndan foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme
Një ditë e vështirë në punë, disa mënyra për t’u relaksuar
Takohen Kryeziu, Pula dhe Kusari – flasin për manipulimet e votave të deputetëve