Analisti Blerim Canaj tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk u ftua në Bordin e Paqes për arsye se SHBA e sheh Kurtin si pengues të raporteve me Kosovën.
“Adresa e vetme për to ka mbetur presidenca, nuk do të thotë që është Vjosa Osmani aty dhe i janë drejtuar asaj. Kushdo që të kishte qenë president, do të kishte qenë pak më pragmatik dhe me siguri që do ta kishte të njëjtën formë të bashkëpunimit me SHBA-në, nëse Kurti do të ishte edhe më tej kryeministër apo është, por jam shumë i sigurt që po të kishte pasur Kurti një qasje tjetër, do ta shihnim aty sikur që është Edi Rama,” tha Canaj./21Media



Të tjera
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet
Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit?
Palatova: Duam kompromise politike që Kosova të përparojë drejt BE-së