Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate ka kritikuar ish-opozitën për paraqitjen e tyre në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit që lamë pas.
I ftuar në “DPT te Fidani” Molliqaj tha se ish-opozita nuk ka pasur ndonjë kauzë, teksa shtoi se e njëjta i ka ndihmuar në shumë mënyrë pushtetit aktual.
“Opozita i ka shërbyer në shumë forma pushtetit autoritar. Kjo opozitë, edhe për fajin e saj, ia mundësoi Kurtit me qenë më i fortë se në 2021-ën”, tha Molliqaj.
Megjithatë, kritikat e politikanit ndaj ish-opozitës nuk kanë pasur të ndalur.
Ai i akuzoi partitë opozitare për naivitet politike, duke thënë se ata nuk janë politikanë.
“Opozita ka dashur të marrë pushtet pa bërë kurrgjë. Naivitet politik, kanë menduar që politika funksionon si biznes. Thjesht, nuk janë politikanë”, tha ai.



Të tjera
Këto ushtrime duhet t’i bëni pas moshës 40-vjeçare
Njerëzit me artrit rrezikohen më shumë për vdekje nga sëmundjet e zemrës
Çfarë të bëni nëse helmoheni nga ushqimi, pa shkuar në spital?