Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon në Kosovë. Nga 2,557 vendvotime të planifikuara, janë rinumëruar mbi 1,342, duke përfshirë përfundimin e procesit në 21 komuna.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendvotimeve që KQZ ka vendosur të rinumërohen.
Që nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, deri më 23 janar 2026, janë rinumëruar 1,342 nga 2,557 vendvotime, ose mbi 52% e totalit. Sipas të dhënave të fundit, rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.
Rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi mund të ndiqen në platformën e KQZ-së: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ ,. 




Të tjera
Molliqaj: Në qeverisjen Kurti është rritur kostoja e jetës, përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e marketeve, nafta, rryma dhe bankat
Shtëpia e Bardhë ndan pamje dhe foto nga nënshkrimi i kartës së Bordit të Paqes, në sfond edhe Osmani
Mishi nuk është i mirë për veshkët