Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka bërë të ditur se gjatë kësaj fundjave është bërë largimi i një deponie ilegale, që sipas Pecit, për vite ishte problem i pazgjidhur pranë një kopshti të fëmijëve.
Gjithashtu Peci ka thënë se janë larguar edhe shitësit nga trotuaret e të cilët janë vendosur në hapësira të dedikuara për shitje e siguri ushqimore.
Gjithashtu ai thotë se është bërë pastrimi i lumit Trepça e intervenimi te Lisicët në parandalimin e shembjes së rrugës nga rrëshqitja e dheut.
Peci ka bërë të ditur gjithashtu se është bërë edhe rrënimi i objekteve nga hapësirat publike.
Ai ka thënë se Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar maksimalisht për rend, rregull dhe ligj.
“Mitrovica do të jetë qytet funksional, i pastër, i gjelbër dhe i sigurt”, ka shkruar Peci.



Të tjera
Asnjëherë mos i neglizhoni këto shenja të hershme të kancerit të mushkërive
Goxhaj përgjigjet súlmeve të Ramës: “Halli i tij është ekzistencial, i ka dhënë premtime kri*mit të organizuar”
Algjeria dhe Austria mund të përfitojnë të dyja nga humbja, në ndeshjen e fundit në grup