Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me mall të kontrabanduar në Mitrovicë të Veriut, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, më 25 janar rreth orës 15:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.
Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një sasi pantallonash, për të cilat drejtuesi i automjetit, me inicialet E.G., nuk ka prezantuar dokumentacionin përkatës.
Rasti, sipas procedurave ligjore, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Doganën e Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta për parandalimin e kontrabandës dhe ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.



Të tjera
Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij
BeH-ja notë proteste Izr@elit për mosvendosjen e flamurit shtetëror gjatë vizitës së anëtares së presidencës Cvijanoviq
Çmimi i arit bie nën 4.000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025