Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës së një objekti në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”.
Këtë e ka konfirmuar Izja Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë.
“Sipas informacioneve që i kam marrë nga policia, një person është lënduar por jo shumë. E kanë dërguar në QKMF”, deklaroi ai për Klankosova.
I njëjti tutje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se po ashtu edhe një veturë është dëmtuar.
“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë pastruar zonën. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të erërave të forta”, ka shkruar ai.



Të tjera
Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij
BeH-ja notë proteste Izr@elit për mosvendosjen e flamurit shtetëror gjatë vizitës së anëtares së presidencës Cvijanoviq
Çmimi i arit bie nën 4.000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025