Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbajë konferencë për media me rastin e prezantimit zyrtar të ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Konferenca do të mbahet sot në zyrat e KOK-ut, duke filluar nga ora 11:00, ku pritet të shpalosen emrat e sportistëve, objektivat dhe përgatitjet për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe sportive.
Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026, në qytetet Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë, duke mbledhur atletë nga mbarë bota në disiplinat kryesore të sporteve dimërore.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit