I digjet bageri kompanisë së kontraktuar për rrënime në Mitrovicë

I digjet bageri kompanisë së kontraktuar për rrënime në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një bager.

Peci ka dënuar ashpër këtë akt, ndërsa ka shtuar se ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.

“Mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një mekanizëm/bager.

E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike”, ka shkruar Peci.

Ndërsa tutje ju ka bërë thirrje organeve të rendit të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit..

“Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet. Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

E për të gjithë ata me këtë logjikë dua t’i siguroj se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, askund në Mitrovicë, as në jug as në veri”, ka shkruar ai.