Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori urdhëron hetimin e rastit

Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori urdhëron hetimin e rastit

Policia është deklaruar në lidhje me rrahjen e dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana tha  se rasti është iniciuar “Sulm”, derisa bëri të ditur se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm”, thuhet në konfirmim.