Ekonomisti Adem Qorrolli ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e përshkruar atë si një administratë që drejtohet nga “një filozof” dhe ka ardhur në pushtet mbi bazën e populizmit.
Ai për GazetaBlic thekson se përfitimet për qytetarët ishin të dukshme vetëm para zgjedhjeve, ndërsa tani do të ndihet rritja e tatimit mbi pronën, e energjisë elektrike dhe e produkteve bazë.
Ai paralajmëron se këto zhvillime mund të thellojnë hendekun social dhe ekonomik në Kosovë, duke e kthyer vendin në një skenar ku shumica e qytetarëve nuk mund të mbijetojnë me kushtet e reja ekonomike.
“Ne e kemi një Qeveri që thelbësisht ka një përfaqësues që është vetëm filozof dhe në bazë të populizmit ka ardhur në pushtet.Të vetmet përfitime të qytetarëve ishin ato para zgjedhjeve, dhe tashmë do ta vuajmë edhe atë 100 euroshin, me rritjen e tatimit mbi pronën, me rritjen e energjisë elektrike dhe me rritjen e çdo produkti bazë. Këto do t’i përjetojnë familjet e varfra, dhe tashmë Kosova po rënditet në një shtet ku shtresa e mesme e popullit nuk ekziston. Kemi oligarkë që janë afër tij dhe të varfër që janë duke migruar”, tha Qorrolli.
Deklarata e plotë:



Të tjera
Hetimi: 30 milionë euro grabitje në muaj nga Tirana me telefonata
Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”
Komuna e Ferizajt pezullon përkohësisht transportin publik urban në disa linja