Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin në detyrë, Taulant Kelmendi, mirëpritën nxënësit e Ekipit të Kosovës në Olimpiadën e Shkencës NEO, e cila u mbajt në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesin e 300 nxënësve nga 30 vende, nxënësit tanë nga klasa e III deri në XII fituan gjithsej 16 medalje, prej tyre gjashtë të arta, tre të argjendtë dhe shtatë të bronzta, si dhe zënë shtatë vende në kategorinë “Më të mirët e më të mirëve”, në garat e matematikës, shkencës, biologjisë, kimisë, kodimit dhe inteligjencës artificiale.
Kurti dhe Kelmendi i uruan nxënësit dhe mësuesit për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe dhanë mbështetjen e plotë institucionale në rrugëtimin e tyre shkencor dhe profesional. Gjatë takimit, nxënësit ndanë kujtimet dhe përvojat e tyre më të mira gjatë qëndrimit në Orlando dhe pjesëmarrjes në këtë olimpiadë ndërkombëtare.



Të tjera
Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës
Kufizime të përkohshme në trafik për shkak të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm
Pse duhet të hani arra çdo ditë?