Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka marrë vendim për ashpërsimin e masave ndaj ndotjes së hapësirave publike, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave, përcjell KosovaPost.
Sipas vendimit, çdo person fizik që ndot hapësirat publike ose zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro, ndërsa çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike ose zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro.
“Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave: Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro”, shkruan Thaçi në Facebook.
Zbatimi i vendimit do të realizohet nga Inspektorati Komunal.
Vendimi hyn në fuqi më 15 shkurt 2026.



Të tjera
Deliu-Kodra me kritika ndaj qeverisjes së VV-së: Kemi pasur një qeveri që skajshmërisht ka abuzuar
Hoti për 28 dhjetorin: Duhet t’i kthehemi vetes – zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum