Ekonomisti Adem Qorrolli ka deklaruar se problemet energjetike në Kosovë janë thelbësore dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, bizneset dhe mirëqenien e qytetarëve.
Sipas tij, energjia elektrike është faktor bazik për mbijetesë dhe zhvillim ekonomik, por institucionet aktuale nuk e kanë trajtuar si prioritet këtë çështje.
Qorrolli theksoi se Qeveria erdhi në pushtet me një diskurs kundërshtues ndaj projekteve strategjike energjetike, përfshirë edhe një projekt në bashkëpunim me institucionet amerikane, i cili sipas tij do ta zgjidhte problemin e energjisë në Kosovë.
“Problemet energjetike në Kosovë shihet se janë thelbësore dhe bazike sepse energjia elektrike është akteri kryesor e të bërit biznes, mbijetesës dhe zhvillimit, por këto institucione nuk e kanë pasë problem sepse kanë ardhë në pushtet me një dokorr të kundërshtimit të projektit në bashkëpunim me institucionet amerikane që problemi i energjisë të jetë i zgjidhur për Kosovën, por këta e kundërshtuan duke e shkëptur një kontratë që ishte e bujshme për vendin”, tha Qorrolli.
Në anën tjetër, ai paralajmëroi se në muajin mars të këtij viti, çmimi i energjisë elektrike do të rritet edhe për 15%.
“Qytetarët po e përkrahin dhe po i paguajnë gabimet e tyre një pas një. Ne mund t’i sigurojmë qytetarërt se sa më shumë që blen Qeveria rrymë, kuptohet që ajo do t’iu plasaritet në pjesën e pagesave. Nga marsi pritet që edhe 15% të rritet energjia elektrike”, tha Qorrolli për GazetaBlic.



Të tjera
Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë
Nëse doni bark të rrafshët, konsumoni këto ushqime
Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt