në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seancë në rastin e Muhamet Alidemajt,i cili akuzohet për krime lufte.
Në seancën e së martës pritet të dëgjohen fjalët përfundimtare të palëve.
Gjykata Themelore në vitin 2024 e pati dënuar Alidemjan me 15 vjet burgim.
Por, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim duke konstatuar se aktgjykimit të shkallës së parë i mungojnë arsyet për faktet vendimtare, të cilat sipas vendimit, nuk janë vlerësuar në mënyrë të plotë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri më 28 maj të vitit 1999, në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës të Komunës së Skenderajt.



Të tjera
Miratohet Këshilli i 18-vjetorit të Pavarësisë dhe rritet kapitali në BERZH
7 zakone të njerëzve tërheqës
“Janë 11 të masakruar, ky ka qenë aty”- rrëfimi i dëshmitarit në seancën ndaj Pantiq, i akuzuar për krime lufte