Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar paraditën e së martës në komunën e Prishtinës.
Lidhur me këtë ka reaguar i pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ramës.
“Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar tutje ai.
Indeksonline merr vesh nga burimet se të arrestuarit janë Dukagjin Gashi, Bashkim Sadiku si dhe Afrim Gashi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike, njofton se Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me masa të veçanta hetimore ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës.



Të tjera
Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë
28 komuna përmbyllin rinumërimin – GazetaBlic
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar të kaluarën