Avokati i njohur, Taulant Hodaj do të jetë kandidat për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Burime të sigurta të afërta me Hodajn i kanë thënë Gazetës Express se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të ndodhë Brenda dy ditësh.
Burime të sigurta të afërta me Hodajn i kanë thënë Gazetës Express se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të ndodhë brenda dy ditësh.
Taulant Hodaj për një periudhë ka shërbyer si ushtrues detyre i sekretarit general të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Hodaj do ta rivalizojë presidentin actual të FFK-së, Agim Ademin, të cilin dikur e kishte bashkëpuntor të ngushtë në këtë institucion.
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është paraparë të mbahet më 5 shkurt, megjithatë pa u harmonizuar statuti ky kuvend ose mund të shtyhet ose mund të shpallet i pavlefshëm nga Ministria e Sportit.



Të tjera
Nëse doni bark të rrafshët, konsumoni këto ushqime
Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt
Vetitë shëndetësore të piperit të kuq