Ambasada e Kosovës në Shkup ka dalë me një njoftim lidhur me pengesat e qarkullimit të kamionëve, si pasojë e protestës së përbashkët të transportuesve nga rajoni.
Trafiku i mallrave drejt dhe nga territori i Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë i bllokuar, përveç për produktet ushqimore dhe mallrat e ndjeshme, u bë e ditur në njoftim.
Megjithatë, ambasada njoftoi se janë në komunikim me organet kompetente për gjetjen e një zgjedhjeje.
“Protesta lidhet me shqetësimet për zbatimin e Sistemit Evropian të Hyrje-Daljes (EES) në Zonën Schengen dhe pritet të zgjasë të paktën 7 ditë. Trafiku i automjeteve private po zhvillohet normalisht.
Ambasada është informuar lidhur me bllokimin e disa transportuesve të kompanive kosovare me ç’rast jemi në komunikim me autoritetet relevante për të gjetur një zgjidhje eventuale.”



Të tjera
Kujtesa për Holokaustin është detyrim ndaj njerëzimit
Lidhja me një mashkull më të moshuar, pluset dhe minuset
Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabinetit të tij