Vlerat e rritura të manganit në ujë, IKShPK nuk jep përgjigje se çka shkakton dhe çfarë pasojash mund të ketë

IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet uji për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit për pije. Kësisoj, IKSHPK ka njoftuar edhe për zonat se ku nuk rekomandohet uji për pije.

Nga rajoni i Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pija nga fabrika për trajtimin e ujit në Badoc. Në Ferizaj, Han i Elezit nga burimi i Dimcës.

Njoftimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm

27 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc

Vragoli.

Rajoni Ferizaj

Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë).

Rajoni i Gjilanit

Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë)

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës

Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit

Malishevë.