Vdes në moshën 44-vjeçare zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Vdes në moshën 44-vjeçare zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Në moshën 44-vjeçare, ka vdekur Driton Aliu, zyrtar i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Lajmin e bëri të ditur vetë Hyseni, i cili tashmë të ndjerin e quajti mik të zemrës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh. Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin”, tha Hyseni në postimin e tij në Facebook.

Ai shtoi se “ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në jetën e të gjithë neve që e njohëm””, teksa u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të tij.

“Shpirti i tij u prehtë në paqe”, përfundoi Hyseni.

Familjarët e tij kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 28 janar, në varrezat e fshatit Pasjak, nga ora 14:30.