Vullnet Bugaqku, nga KDI në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për çështjen e rinumërimit të votave ku në disa komuna ka pasur manipulime të votave, ngrehu alarm për rinumërimin e votave në QNR, ku u shpreh se askush nuk është e verifikuar këtë proces se si po funksion.
Bugaqku përmendi edhe KQZ-në e cila sipas tij ka kohë të gjatë që nuk ka mbajtur mbledhje.
”Sot po bëhen rinumërimet përshkak të manipulimeve në qendrat komunale të numërimit, por askush nuk është duke e ditur se si po numërojn këta në QNR, askush nuk është duke i verifikuar këta në Fushë Kosovë si po numërojn. Nuk është duke u bërë asnjë auditim aktualisht, KQZ nuk është duke mbajtur as mbledhje, ka një kohë të gjatë që nuk ka pasë mbledhje. Ne sot i kemi rezultatet sipas atyre që po dalin në sistem të KQZ-së nga rinumërimi që po bëhet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, aty është duke u bërë verifikimi”, tha Bugaqku.



Të tjera
Mos ndryshoni ngjyrën e flokëve pa e lexuar këtë
Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale
Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi