Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nxënësit të shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit, Zejn Zejnullahut.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se humbja e një fëmije është një plagë që fjalët vështirë se mund ta shërojnë.
“Në emrin tim dhe të Ministrisë së Arsimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, bashkëmoshatarëve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit që sot po përballet me këtë dhimbje të madhe. Lutemi që prindërit dhe të afërmit të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të rëndë, ndërsa Zejni u prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar ajo.
I mituri u gjet në një lum të fshatit Gadime, disa orë pasi familja kërkoi ndihmë për gjetjen e tij.
Ai u dërgua pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.



Të tjera
Serbët protestojnë kundër diktatorit Vuçiq
Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës by Tëvë1 4 minuta ago
Toleranca e BE-së ndaj Vuçiqit i ka lejuar shmangien e obligimeve ndaj shqiptarëve