Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se 80 për qind e vendvotimeve apo 2061 nga 2557 sa janë në total.
Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.
Kampione e këtij manipulimi ka dalë të jenë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, me dhjetëramijëra vota të manipuluara.
Manipulimet që u shpërfaqën edhe në uebfaqen e KQZ-së kanë bërë që Prokuroria të aktivizohet në disa rajone. Në Prizren janë paraburgosur 23 persona, ndërkaq hetime po zhvillohen edhe në komuna të tjera.
Pas publikimeve të rezultateve të rinumëruara, nuk ka kandidatë të partive shqiptare që e kanë humbur ulësen.



Të tjera
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi
Tri hurma në ditë, 5 vlera për organizmin