Janina Ymeri (LDK) ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Kosovë, duke e krahasuar inflacionin me Gjermaninë, raporton GazetaBlic.
Ajo thekson se, ndryshe nga stabiliteti i kostos së jetesës në Gjermani, në Kosovë çmimet po rriten pa u shoqëruar me rritje të prodhimit vendor. Sipas saj, kjo situatë po nxit emigrimin, jo për luks, por për një jetë jashtë “modit të mbijetesës”.
Ymeri kritikon Qeverinë duke thënë se remitencat e mërgatës po shërbejnë si burim kryesor ekonomik, por përdoren për klientelizëm politik dhe jo për rritje reale të standardit të jetesës, çka po e thellon më tej stagnimin ekonomik dhe mungesën e perspektivës në vend.



Të tjera
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjykimi ka përfunduar
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi