Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë Tyson Fury do të rikthehet në ring më 11 prill. Ai do të përballet me Arslanbek Makhmudovin, transmeton “Sky Sports”.
Fury kishte njoftuar për pensionimin nga boksi në fillim të vitit 2025, vetëm pak javë pas humbjes së dytë rresht që pësoi nga Oleksandr Usyk në luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm në peshën e rëndë.
Fury 37-vjeçar pak javë më parë paralajmëroi rikthimin në boks, ndërsa ka filluar stërvitjet.
Ai do të boksojë në Britani të Madhe me boksierin e rrezikshëm rus Makhmudov.
“I emocionuar që po kthehen. Zemra ime gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në boks”, ka deklaruar Fury.
Fury në ringun profesionist ka 34 fitore (24 KO), dy humbje e një barazim. Kishte qenë kampion i dyfishtë në peshën e rëndë.
Makhmudov 36-vjeçar ka bilanc prej 21 fitore (19 KO) dhe dy humbje.



Të tjera
Baraliu: Kushtetuesja s’e respektoi një dispozitë me vendimin për Rashiqin
Arbërie Nagavci dërgon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik
Caktohet masa e paraburgimit për 15 kryesues të votave që u arrestuan në Malishevë