Pula: Kandidatët që u janë shtuar votat do të hetohen, s’ka amnisti për askënd

Pula: Kandidatët që u janë shtuar votat do të hetohen, s’ka amnisti për askënd

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka bërë të ditur se hetimi mbi manipulimet e rezultateve zgjedhore është një hetim kompleks dhe aktualisht janë në fazën fillestare të hetimeve.

Pula, në një konferencë të përbashkët me kryeprokurorin e Gjakovës, u shpreh se nga ky hetim nuk do të amnistohet askush, pavarësisht pozitës së tij apo saj, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, ajo bëri të ditur se edhe kandidatët të cilëve u janë shtuar votat do të jenë pjesë e hetimit.

“Kandidatët që u janë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve pavarësisht cilësisë se çfarë do ta trajtojmë dhe varësisht nga deklarimet e kryesuesve dhe komisionerëve ngase duhet të sigurohemi se vërtetë kanë qenë të shtyrë për të shtuar vota për një kandidatë – mos të harrojmë se mënyra e shtimit të votave ndaj një kandidati bëhet me dashje dhe porosi të postaçme dhe kjo mbetët për tu hetuar”,  u shpreh

“Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht nga pozicioni i tyre – mjafton të kemi prova”, u shpreh Pula.