Vitamina E është një vitaminë tejet e rëndësishme e cila luan role shumë thelbësore për shëndetin e njeriut.
Ndikimi më i madh i vitaminës E është në parandalimin e shfaqjes së rrudhave, përshpejton largimin e shenjave nga aknet, zbut lëkurën e thatë, ndihmon në shërimin e buzëve të çara, forcon thonjtë, nxit rritjen e flokut e shumë gjëra të tjera, njofton Klan Kosova.
Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile.
Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kacereve është më i madh, si dhe mund të formohen perdet në sy.
Kjo vitaminë mund të merret përmes ushqimit, si dhe ekziston vaji i kësaj vitamine i cili mund të aplikohet direkt në zonat ku dëshirojmë.



Të tjera
Mësoni arsyen kryesore që shkakton dhimbje të shpinës
Cakolli: Shqetësuese përpjekja e Kryekuvendarit për t’u pozicionuar si interpretues përfundimtar i normave
Si i arsyetoi barnat e kafshëve që iu gjetën gjatë bastisjes? (VIDEO)