Në një botë ku çdo gjë ecën shumë shpejtë, ditët në kalendar janë gjithmonë të zëna me ngjarje, takime pune dhe celularët na bombardojnë vazhdimisht me njoftime, të gjitha këto çojnë në një jetë stresuese, të lodhshme dhe rutinë.
Duket se mes qëllimeve për të përfunduar detyrat tona, koha e vetme e shkurtër që kemi për të marrë frymë është ajo kur marrim telefonin dhe i hedhim një sy medieve tona sociale.
Detyrat e shumta për të përfunduar gjatë ditës do të ndikojë në produktivitetin dhe nivelet tona të energjisë duke mos mundur dot të japim maksimumin.
Në këtë rast duhet të mësoni se kujt gjërave duhet ti
jepni prioritet, si të largoni stresin dhe të mësoni teknika relaksuese në
mënyrë që të keni një jetë më të lehtë dhe më pak të vështirë.
1. Bëni gjërat një nga një, jo përnjëherë
Gjetja e një shtëpie të re, kursimi i parave për pushime,
arritja e qëllimeve në punë apo investimi në karrierën apo jetën tuaj
familjare, qëllimet në jetë janë të shumta. Pretendimi se mund ti arrini ti
bëni të gjitha këto gjëra njëkohësisht është ekstreme. Kjo nuk do të thotë që
të hiqni dorë nga qëllimet tuaja, por filloi vendosni prioritete se kush duhen
arritur të parat dhe merrini me radhë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të
menaxhoni stresin, të rrisni nivelet tuaja të energjisë dhe të përqendroheni
duke bërë mirë diçka.
2. Pastrojeni shtëpinë tuaj
Një shtëpi rrëmujë nuk do të thotë që dhe jeta juaj është
e tillë. Por sigurisht që është një mënyrë më relaksuese kur shtriheni në një
divan që nuk është e pushtuar nga rrobat e palara të një jave më parë, apo një
lavaman i mbushur plot me enë që duhen plot dy ditë për ta sjell në terezi.
Koha që njerëzit kalojnë në shtëpi është e shkurtër pasi pjesa më e madhe e ditës është e mbushur me punë dhe aktivitete. Prandaj mësoni disa mënyrë praktike si të mbani gjithmonë shtëpinë të rregullt, të pastër dhe largoni çdo gjë të panevojshme në të.
Një shtëpi e rregullt do të thotë më pak stres pas pune
dhe më shumë kohë apo ambient relaksi.
3. Eliminojeni stresin e përditshëm
Dita është e mbushur me situata stresuese që në fund të
ditës do të kenë ndikimin e tyre në humbjen e energjive, përqendrimit dhe
qëndrimit pozitiv ndaj situatave. Streset e përditshme në punë dhe jashtë saj
do të jenë gjithmonë prezentë dhe nuk mund të parashikohen, por ju mund të
zgjidhni të punoni si të mirë menaxhoni ndjenjat negative dhe frustruese të
ditës për tu relaksuar dhe qetësuar. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të
merrni vendimet e duhura dhe të jeni më të lumtur dhe të qetë.
4. Merrni pushim nga smartphoni e kompjuteri
Nëse puna juaj është e lidhur me telefonin dh kompjuterin
atëherë qëndrimi me orë të zgajtura para tyre do të shkaktojë dëmtime në sy,
lodhje mendore, dhimbje shpine etj. Merrni disa orë pushim prej tyre në mënyrë
që të qetësoni dhe relaksoni jo vetëm mendjen por edhe trupin. Gjatë kësaj kohe
mund të lexoni një libër ose të merreni me mësimin e diçkaje të re.
5. Fokusohuni në kohën e tashme
Të gjithë thurim plane dhe ëndrra për të ardhmen, por ajo
sërish do të mbetet e panjohur për ne. Edhe pse është mirë të kesh qëllime për
të ardhmen, një pjesë të madhe të saj nuk do të mund ta parashikojmë dot kurrë.
Prandaj fokusohuni tek e tashmja, si ti bëni gjërat më mirë dhe si të kujdeseni
më mirë për shëndetin tuaj fizik e mendor. Në këtë ketë mënyrë do të jeni më të
përgatitur për çdo të papritur të së ardhmes.



Të tjera
Murseli para gjykatës: Nuk kishte marrëveshje për me vra Liridonën
Mëngjes i shpejtë që mund ta merrni me vete
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për plotësimin e provave ndaj Murselit, Plavës e Kokallës