Naim Murseli, i akuzuari kryesor për përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka deklaruar sot para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë atë.
“Nuk kishte marrëveshje për me vra Liridonën”, tha Murseli.
Para trupit gjykues, ai deklaroi po ashtu se gjatë gjithë viteve të martesës kishte pasur një marrëdhënie të mirë me Liridonën dhe se, sipas tij, tashmë e ndjera nuk ishte ankuar asnjëherë për raportin e tyre.
“Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kom pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”.



Të tjera
Deodorantët shkaktojnë astmë dhe probleme të lëkurës
Kurti e Haradinaj përshëndeten gjatë një ceremonie në Klinë
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga Kurti për fabrikën e prodhimit të dronëve