Meshkujt janë më të prirë të besojnë në tradhti – Ekonomia Online

Meshkujt janë më të prirë të besojnë në tradhti

Sipas një studimi të ri nga BBC, meshkujt janë më të prirë sesa femrat që të besojnë se në raste të caktuara tradhtia është e pranueshme.

Në përgjithësi, 83% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë pajtuar se e ndjejnë një përgjegjësi të madhe për t’i qëndruar besnik partnerit/partneres.

Por, kur është diskutuar për ata të cilët besojnë se “asnjëherë” nuk është e pranueshme ta tradhtojnë partnerin/en, ka qenë një dallim i qartë gjinor në përgjigjet e tyre, ku 80% e femrave janë pajtuar me këtë qëndrim, ndërkaq 64% e meshkujve e kanë menduar po të njëjtën gjë.

Ekspertët gjithashtu kanë zbuluar se jo gjithsecili u qëndron besnik fjalëve – ku të paktën 3 nga 5 prej atyre të cilët kishin thënë se tradhtia nuk është asnjëherë e pranueshme, faktikisht e kishin tradhtuar partnerin.