Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme.
Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit. Gazetari e pyeti DJ-në se si kishte ndodhur ngjarja, një veprim që e revoltoi Gimbos, i cili reagoi menjëherë duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet në kuadër të lojës.
“Gjithçka mund të jetë lojë, vetëm kjo jo. Mua më ka mbytur ky rast, më ka mbytur, më ka futur në dhe, më ka dërrmuar se e kam pasur vëlla të vogël. E ky ma përmend mua këtu. Vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr”, u shpreh Gimbo mes emocionesh të forta në rrëfim.
Situata ka shkaktuar reagime të shumta edhe te banorët e tjerë, ndërsa publiku po e konsideron këtë debat si një nga momentet më të rënda emocionalisht të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa pas kësaj përplasjeje, e cila ka kaluar kufijtë e lojës. /



Të tjera
FSK me trajnime në Badoc e Koliq, Komuna e Prishtinës del me njoftim
Pesë sekretet për të mos humbur valixhet në aeroport
Kurti shprehet i hapur për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit