Fjalimi i trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, kanë shkaktuar jehonë dhe debate në mbarë botën, pasi ai foli hapur për vuajtjet e popullit palestinez gjatë një aktiviteti bamirësie të mbajtur në Barcelonë, përcjell Kosova Post.
Trajneri katalanas mori pjesë në eventin humanitar “Act x Palestina”, i organizuar në Palau Sant Jordi, ku në skenë u bashkua me rreth 30 artistë të njohur katalanas për të shprehur solidaritetin me viktimat e luftës në Gaza
I veshur me një keffiye palestineze bardh e zi, Guardiola mbajti një fjalim emocional, duke u ndalur veçanërisht te fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre si pasojë e konfliktit.
“Kur fëmijët humbin familjen, humbet edhe e ardhmja,” u shpreh Guardiola, duke theksuar se heshtja përballë vuajtjes njerëzore është bashkëfajësi. Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim global dhe përgjegjësi morale, duke shtuar se humanizmi nuk duhet të ketë kufij politikë apo ideologjikë.
Fjalimi i tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, duke nxitur reagime të forta, nga përkrahje të gjera publike e deri te kritika nga qarqe politike që e konsiderojnë sportin si hapësirë “jashtë politikës”.
Megjithatë, Guardiola mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij, duke dëshmuar edhe një herë se figurat e mëdha të sportit mund dhe duhet të përdorin zërin e tyre për çështje humanitare.



Të tjera
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
Mos i bëni këto gabime në mëngjes
Kurti e diplomati austriak flasin për zhvillimet politike në vend