Gjatë kësaj jave Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës, ka njoftuar se ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje, si rezultat i hetimeve të hollësishme dhe bashkëpunimit të ngushtë me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.
Hetuesit e Suharekës, sipas njoftimit në Facebook, kanë intervistuar të dyshuarin E.B. nga Fushë-Kosova, i cili, në prani të avokatit mbrojtës, e ka pranuar tërësisht rastin.
Njëherësh, në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy të dyshuar, O.S. dhe A.D., të cilët, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, kanë pranuar kryerjen e veprës penale.
Ndërkohë, për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar, për të cilët dyshohet se kanë kryer këtë vepër penale.
“Policia e Kosovës, po dëshmon se është e vendosur dhe e palëkundur në luftën kundër krimit. Me profesionalizëm dhe përkushtim, hetuesit policor po punojnë pa u lodhur për të identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar kryesit e veprave penale – sidomos ata që kryejnë vjedhje dhe vjedhje të rëndë, një sfidë e madhe për rendin dhe sigurinë publike.
Policia e Kosovës mbetet e vendosur: krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë!”, thuhet në njoftim.



Të tjera
FSK pjesë e ushtrimit “KFOR 36” në Gjermani, ofron mbështetje mjekësore në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane
Amerikanët trajnojnë policitë e Kosovës dhe Shqipërisë për ekzaminimin e kompjuterëve dhe celularëve – detaje
Kërkohet paraburgim për pesë të dyshuar për falsifikim rezultatesh