Zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë proceset e formimit të qeverisë së re kanë qenë pjesë e diskutimit në takimin që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur me diplomatin austriak në Kosovë, Georg Schnetzer, transmeton KosovaPost.
“Gjatë këtij takimi, ambasadori Schnetzer e uroi kryeministrin Kurti për fitore bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të procesit demokratik”, thuhet në njoftimin qeveritar.
Tutje, bëhet e ditur se kreu në detyrë i ekzekutivit ia ka bërë të qarta ambasadorit austriak synimet për anëtarësim e Kosovës në NATO e BE.
“Kryeministri theksoi planet për investimet infrastrukturore në mandatin e ri, synimin e palëkundur të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri”, ka bërë të ditur në njoftimin përcejllë mediave Zyra e Kryeministrisë.



Të tjera
Këto perime ju zgjasin jetën
VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?