Tiranë, Policia zbarkon te “Evita” sh.p.k, kontrolle në kompaninë e Klodjan Allajbeut

Tiranë, Policia zbarkon te “Evita” sh.p.k, kontrolle në kompaninë e Klodjan Allajbeut

Forca të shumta policie kanë zbarkuar, mesditën e kësaj të premte në ambientet e kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë së Allajbeut, në kuadër të veprimeve hetimore të SPAK, pasi ka dyshime për pastrim parash.

Emri i Klodian Allajbeut është lakuar shpesh në disa prej aferave miliona euro qe i ka marrë në formë koncensionesh. Vetëm pak ditë më parë ai u shpall fitues i një tenderi me vlerë 1.6 miliardë lekë për furnizimin me materiale laboratorike që përdoren për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive.

Deri më tani nuk ka ende informacione të mëtejshme në lidhje me kontrollet e kryera ditën e sotme në kompaninë e tij, ndërsa operacioni është në vijim./joq