Ish-banorja e “Big Brother VIP” lë pas shkëlqimin e showbiz-it dhe realizon një ëndërr të kahershme: “Allah, faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu”.
Rike Roci ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një nga momentet më personale dhe shpirtërore të jetës, duke lënë përkohësisht mënjanë jetën publike dhe angazhimet në botën e showbiz-it për një udhëtim të veçantë në Mekë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka publikuar fotografi nga toka e shenjtë, ku shihet e veshur me abaja të zezë, teksa ka kryer ritualin e Umres. Këtë përvojë ajo e ka cilësuar si realizimin e një ëndrre të kahershme dhe një moment me domethënie të thellë shpirtërore.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Roci është shprehur me mirënjohje dhe përulësi.
“Allah, faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu… Një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër”.
Postimi i saj ka marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për këtë hap dhe për ndarjen e këtij momenti kaq intim me publikun.




Të tjera
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës
Çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur, e dini pse?