Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit, është lënduar një person.
‘’Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit’’, ka njoftuar ai.



Të tjera
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në su*lmin në Ibër-Lepenc
Arrestuan një person në Shtime për moszbatim të urdhrave, IPK nis hetimet për ndërhyrjen e policëve