Bujar Kovaçi, banor i qytetit të Kukësit në një rrëfim për dokumentarin ‘Expose’ ka folur me nostalgji për kohën e eskodit të shqiptarëve të vitit 1999.
Ai nga kampi i Refugjatëve ‘Mjekët pa Kufi’ na tregon se kanë strehuar shumë familjar nga Kosova pavarësisht kushteve të vështira që kishin.
Kovaçi kujton kohën kur ju duhej të qëndronin në radhë për të marrë bukën.
“Këtu siç e mbaj mend në atë moshë ka qenë kampi i refugjatëve francez, ‘Mjekët pa Kufij’, të cilët kanë patur çadrat dhe me mjete të vështira kanë bë shërimin e personave të cilët kanë qenë në nevojë të plagosur dhe të gjymtuar, këtu është bërë mjekimi i parë. Unë mbaj mend se ka patur shumë persona këtu, edhe familja ime ka strehu shumë njerëz nga Kosova të cilët i kemi patur edhe të farefisit tonë. Familja ime në kushte shumë të vështira, në një ambient dy dhoma e kuzhinë në Kukës kemi strehu familjar tonë nga Kosova. Në fshatin tim në Prebreg, axhallarët e mi kanë strehu mbi 100 persona”
“Interesant ka qenë dhe unë e kujtoj gjithmonë edhe me ato njerëzit tanë që i kemi pas këtu, radha me marr ushqim, buka ka qenë kryesorja… kjo më ka mbet në mendje” tha Kovaçi për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/



Të tjera
Incidenti i pazakontë- Fikën ngrohjen dhe ikën me pushime, apartamenti ‘pushtohet’ nga akulli
Kurti nderon Zahir Pajazitin me bashkëluftëtarë- ‘Rënia e tyre i dha hov UÇK-së’
Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies