Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e partisë ka folur edhe për përkushtimin dhe angazhimin e gjithë anëtarësisë gjatë procesit zgjedhor. Ai ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të marra nga organet e partisë, si pjesë e disiplinës dhe unitetit brenda LDK-së.

Abdixhiku ka shtuar se respektimi i vendimeve të shumicës është parakusht për funksionimin e partisë dhe për avancimin e saj si organizatë politike.

Ai ka thënë se kush nuk e respekton vullnetin e një shumice.

“Kush nuk respekton vullnetin e një shumicë, fundja ndoshta s’duhet të jetë pjesë e kësaj familje. Nuk mund t’ia marrësh të mirat e partisë e të mos japësh kontribut në anën tjetër”, ka thënë Abdixhiku