Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre.
Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici.
Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një 27-vjeçare në Prishtinë, e cila e ka denoncuar personin me të cilin ka qenë në lidhje dashurie për një kohë.
Përballë kësaj situate, e njëjta ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga goditjet.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale ‘Dhuna në familje’ dhe masën e ndalimit policor.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha